“Labinot Tahiri nr.10 – Vjosa Osmani 81? Shihemi n’tallava!”
Në rrjetet sociale vazhdojnë reagimet e shumta pas publikimit të listës zgjedhore të koalicionin LDK-AKR-Alternativa.
Lajme
Lajmi.net publikoi sot listën e plotë të 110 kandidatëve të këtij koalicioni për zgjedhjet e 11 qershorit. Reagimet kanë ardhur më së shumti për renditjen e kandidatëve, shkruan lajmi.net.
Befasi për shumkë ishte renditja e Vjosa Osmanit në vendin e 81-të, por edhe moskandidimi i Shpejtim Bulliqit, Adem Salihajt e Fatmir Rexhepi.
“Labinot Tahiri nr.10 – Vjosa Osmani 81? Shihemi n’tallava!”, shkruan Mentor Llugaliu në facebook.
Të kujtojmë se Vjosa Osmani në zgjedhjet e fundit pati marrë mbi 39 mijë vota. /Lajmi.net/
Lexoni edhe:
Ekskluzive: Kjo është lista zyrtare e LDK-AKR-Alternativa (Dokument)