Dështon Aliji, shikoni çfarë ka bërë në Gjermani

Aventura e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Naser Aliji në futbollin gjerman duket se do të zgjatë vetëm një sezon.

Sport

23/05/2017 19:51

Ai është shumë pranë kthimit në Zvicër, pasi karriera e tij të Kaiserslautern nuk po shkon ashtu siç e parashikonte ai.

Futbollisti shqiptar iu bashkua skuadrës gjermane gjatë verës së kaluar, pasi klubi gjerman pagoi 175 mijë euro për të blerë kartonin e tij nga Baseli.

Por në Bundesligën 2, Aliji nuk dha kontributin e shpresuar, duke luajtur në total 20 ndeshje, nga të cilat vetëm 10 qëndroi deri ë fund.

Mediat zvicerane shkruajnë se Aliji gjatë kësaj vere pritet të kthehet në Zvicër, pasi për shërbimet e tij po interesohet skuadra e Zurichut.

Në këtë klub aktualisht luan mesfushori i Kombëtares, Burim Kukeli, ndërsa më parë fanellën e tij e kanë veshur edhe Berat Gjimshiti dhe Armando Sadiku.