Limaj: PDK-AAK-Nisma, është koalicion i shpresës për Kosovën
Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj së bashku me kandidatin për kryeministër, Ramush Haradinaj sot kanë qëndruar në Gjakovë.
Lajme
Limaj ka thënë se zgjedhja e Haradinajt si kryeministër është një mundësi e madhe për Kosovën, duke shtuar se koalicioni PDK-AAK-Nisma është bashkuar për t’i dhënë shpresë Kosovës, raporton lajmi.net
“Haradinaj është një mundësi e mirë për Kosovën, vendi ka nevojë për dinamikë. Jemi bashkuar që t’i japim shpresë Kosovës, ky është koalicion i shpresës”, u shpreh Limaj.
Kurse Ramush Haradinaj ka thënë se askush nuk do t’i merr tokë Kosovës, duke e përsëritur qëndrimin e tij për Demarkacionin.
“Nuk lejojmë që askush t’i merr tokë Kosovës. Në këtë shtet ne kemi shumë punë”, tha Haradinaj, duke premtuar se do të angazhohet ën zgjidhjen e problemeve në vend.
Koalicioni PDK-AAK-Nisma do të shkojë me një listë të përbashkët zgjedhor, pas koalicionit të arritur para një jave në orët e fundit të afatit. /Lajmi.net/