Cervena Zvezda në Kosovë, shikoni çfarë ka bërë policia

Fuutbollisti i Crvena Zvezdës, Khalid Aucho është ndalur nga Policia e Kosovës në pikën kufitare të Merdarës, derisa kontingjenti serb po vinte në Kosovë për ta zhvilluar një ndeshje miqësore bamirëse më Graçanicën.

Sport

23/05/2017 16:27

Sipas mediave serbe, futbollisti është nga Uganda dhe ky vend nuk e ka njohur Kosovën si shtet, prandaj është ndalur në kufi, raporton zeri.info.

Megjithatë, kur drejtuesit e klubit serb po e përgatisnin rikthimin e tij drejt Beogradit, është dhënë drita e gjelbër nga pala kosovare që lojtari megjithatë të futet në territorin e Kosovës.

Mediat serbe e kanë vlerësuar këtë si një skandal dhe një dramë të vërtetë.