Ymeri për sulmet në Mançester: Bashkëndjejmë dhimbjen e popullit britanik

Kryetari i partisë Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka shprehur indinjatë të thellë ndaj sulmeve terroriste që kanë ndodhur mbrëmë në Angli ku po mbahej një koncert në një stadium.

Lajme

23/05/2017 12:46

Ymeri përmes një postimi në rrjetin social Facebook është solidarizuar me popullin britanik, duke shtuar se “bashkë ndjenjë dhimbje me popullin britanik”.

“Në emër të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, dëshiroj të shpreh indinjatën tonë të thellë ndaj sulmit terrorist që la të vdekur 22 persona në Mançester, mes tyre edhe shumë të rinj. Sulme të tilla ndaj popullatës civile duhen dënuar njëzëri dhe nga të gjithë, dhe duhet bërë çmos që të vendosen para drejtësisë të gjithë ata që janë të përfshirë në organizmimin e këtij sulmi. Ngushëllimet tona më të sinqerta shkojnë sot për të gjithë njerëzit që kanë humbur jetën në këtë sulm, dhe për familjarët dhe të afërmit e tyre në këto momente tejet të rënda dhe të vështira. Në të njëjtën kohë, urojmë të ketë një shërim sa më të shpejtë të të gjithë personave të lënduar. E bashkëndjejmë dhimbjen e popullit britanik, dhe shprehim solidaritetin tonë të plot në përpjekjen për të vendosur organizatorët para drejtësisë”, ka shkruar Ymeri në Facebook./Lajmi.net/