Opel me vetura autonome nga viti 2018 (Foto)

Teknologjia çdo ditë e më shumë po hyn në jetën tonë në forma të ndryshme.

Auto & Tek

23/05/2017 10:28

Tani edhe Opel ka nisur punën që të prodhojë veturat autonome, të cilat do të lëvizin pa shoferë.

Këtë projekt e ka nisur kompania gjermane ‘Ko-HAF’, ku pritet që në shtator të 2018 të prodhojë veturën e parë autonome e Opel-it.

Opel në këtë projekt ka për detyrë të bëjë kompjuterizimin e hartave dhe zhvillimin e sistemit të sensorëve, të cilët njohin veprimet e shoferit gjatë ngasjes autonome./Lajmi.net/

opel-2018