Hoxhaj dënon sulmin në Manchester
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në Manchester.
Lajme
Përmes një postim në “Twitter”, Hoxhaj ka shprehur pikëllimin e thellë për ngjarjen tragjike.
“Thellësisht i pikëlluar nga ngjarjet tragjike në Manchester. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar Hoxhaj.
Sulmi në Manchester la 22 persona të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të lënduar.
Sulmi ka ndodhur të hënën në orën 22:35 në një koncert të pop-këngëtarja amerikane Ariana Grande. /Lajmi.net/