Nissan sjell modelin e ri elektrik Leaf (Foto)
Kompania Nissan ka publikuar fotografitë e modelit më të ri elektrik të quajtur Leaf.
Auto & Tek
Ky model është i bazuar në Leaf-in e kaluar, i cili në treg doli para 7 vitesh. Megjithatë, versioni i ri do të ketë dizajn më të bukur dhe bateri më të fortë.
AutoCar.com njofton se Nissan Leaf do të vjen në dy versione të baterive litium-jon, atë 40 kWh dhe tjetrin 60 kWh.
Me mbushjen komplet të baterisë, kjo veturë mund të përshkojë 500 km.
Ky model do të prezantohet në muajin nëntor në panairin e automjeteve që do të mbahet në Frankfurt./Lajmi.net/


