Pamje tronditëse nga sulmi në Nju Jork, sulmuesi tentoi të ikte por… (Video/Foto)

Ky është një moment mjaft tronditës kur një shofër në ndikimin e marihuanës goditi disa përsona me makinën e tij në sheshin kryesor të Nju Jork-ut

Bota

19/05/2017 10:43

Shoferi u identifikua si 26-vjeçari Riçard Rojas nga Bronksi, ai është arrestuar në mënyrë dramatike të enjten pasi goditi për vdekje një vajzë dhe lëndoi disa persona.

Rojas si i çmenduar tentoi të largohej nga vendi i ngjarjes, por që nuk arriti të ikte shumë larg, transmeton lajmi.net.

Pamje të publikuara nga kamerat e sigurisë tregojnë se me çfarë shpejtësie të madhe u fut ai me makinë midis turmës së njerëzve, duke lënë të vdekur një person dhe duke plagosur më shumë se 22 të tjerë.

Rojas i tha policisë se ai dëshironte t’i vriste ata dhe pastaj kërkoi nga policët që t’a vrasin atë.

“Ju ishit dashur të më vrisnit, doja t’i vrisja ata”, dëgjohet duke thënë Rojas.

Ky person është dënuar edhe më herët për armëmbajtje pa leje.

Marihuana që kishte marrë Rojas kishte shkaktuar halicinacione, duke bërë që ai të futet brenda turës së njerëzve.

Nga 22 të lënduar, policia tha se katër persona u plagosën rëndë me fraktura të hapura dhe trauma të shumta dhe tre të tjerë u plagosën rëndë – të gjithë u shtruan në spital. Rreth 15 të tjerë nuk u plagosën rëndë dhe nuk u shtruan në spital. /Lajmi.net/