Jeep Wrangler i ri vjen me gjashtë lloje të motorëve

Gjenerata e re e veturës Jeep Wrangler ka bërë një hap para sa i përket llojeve të motorëve.

Auto & Tek

17/05/2017 16:47

Raportohet se për blerësit do të vjen me gjashtë motorë të ndryshëm, transmeton Lajmi.net.

Dy versione të motorëve do të jenë të tipit 3.6-litërsh Pentastar V6, dy të tjerë do të jenë me naftë 3.0 dhe 2.2-litërsh.

Ndërsa modeli më i lirë i Wrangler do të ketë dy versione të motorëve 2.0-litërsh me katër cilindra.

Megjithatë, ende nuk janë bërë të ditura të gjitha detajet e këtyre versioneve./Lajmi.net/