7 fakte interesante për Lamborghini-n
Veturat Lamborghini janë mjaft të përhapura në gjithë botën, të cilat njihen për luksin dhe shpejtësinë që posedojnë.
Auto & Tek
Më poshtë mund të lexoni shtatë fakte interesante për këtë kompani të këtyre veturave mahnitëse.
- Lamborghini ka marrë emrin nga krijuesi i firmës Ferruccio Lamborghini.
- Ferrucio Lamborghini ka marrë frymëzimin që të krijojë një makinë sportive, pasi kishte blerë një Ferrari dhe një Maserati, me të cilët nuk ishte i kënaqur.
- Lamborghini ka qenë nje firme e vetme, por pastaj është blerë nga firma gjermane Audi AG.
- Makina më e shpejtë e Lamborghinit është modeli Murcielago Le-Mans, që arrin shpejtësinë maksimale prej 340 km/h.
- Modelet e reja të Lamborghini kanë sistemin e dyerve Scissor.
- Makinat e para të Lamborghini-t kanë pasur një motor V8 dhe pastaj V12, por tani posedojnë motor V10.
- Lamborghini i parë ka qenë modeli 350GTV i vitit 1963 me një shpejtësi maksimale prej 280 km/h.