Dy ish-gjyqtarët spanjollë tregojnë a ishte i rregullt goli i Nachos (VIDEO)
Goli i Nachos ndaj Sevillas, ishte i rregullt.
Sport
Dy ish-gjyqtarët e La Ligas, Andujar Oliver dhe Rafa Guerrero, e kanë vlerësuar golin e Nachos ndaj Sevillas nga goditja e dënimit, si të rregullt.
Ata e kanë cilësuar golin si të rregullt pasi që topi nuk ishte duke ecur dhe lojtarët e Sevillas ishin me shikim nga topi, përcjellë “Lajmi.net”.
Ky gol ka krijuar shumë polemika, sidomos nga tifozët e Barcelonës.
Reali e fitoi ndeshjen me rezultat të pastër, 4:1, por falë këtij goli zhbllokoi rezultatin në fillim. /Lajmi.net/
