Përfaqësuesit e LGBT në Shqipëri: Policë e personazhe publike janë gay
Kristi Pinderi dhe Xheni Karaj morën pjesë mbrëmë në emisionin “Zonë e Lirë” e moderuar nga gazetari i njohur Arjan Çani.

Lajme
Gjatë intervistës ato folën në lidhje me të drejtat e komunitetit LGBT në Shqipëri dhe mbi protestën që mbajtën sot në Tiranë.
Por ajo që ngjalli shumë kureshtje ishte fakti që Xheni Karaj dhe Kristi Penderi deklaruan se shumë personazhe publikë dhe efektivë të forcave të policisë e kishin shumë të vështirë ta pranonin publikisht faktin se janë homoseksualë, pasi ua kishin rrëfyer atyre në veçanti.