Ja cili është telefoni më i shitur Android për tre muajt e parë të vitit (Foto)
Telefoni më i shitur Android për periudhën tremujore të parë të këtij viti nuk është një telefon nga Samsung, por është modeli R9 nga kompania Oppo.
Auto & Tek
Oppo është duke e shitur zyrtarisht modelin R9 vetëm në disa tregje të caktuara, duke e arritur numrin e shitjeve në 8.9 milionë njësi.
Në përgjithësi, R9 është në vendin e tretë të telefonave më të famshëm për këtë periudhë, përderisa iPhone 7 është në vend të parë, i ndjekur nga iPhone 7 Plus në vendin e dytë.
Megjithatë, këto dy pajisje mund të gjenden në shumicën e vendeve të botës, ndërsa Oppo R9 nuk është po aq i përhapur.
Ky telefon ka ekran prej 5.5 inç me rezolucion 1080 x 1920 pikselë. Kamera kryesore është 13 MP, ndërsa ajo para 16 MP./Lajmi.net/