Range Rover Evoque feston 6 vjetorin me edicion special (Foto)
Kompania Land Rover ka zbuluar veturën e edicionit special të modelit Range Rover Evoque.
Auto & Tek
Për nderë të 6 vjetorit të Range Rover Evoque, kompania Land Rover ka krijuar një edicion special të këtij modeli, i cili u shit në 600 mijë copë që nga prezantimi i tij në vitin 2011.
Ky model do të quhet Evoque Landmark Edition dhe do të vjen me tri ngjyra për t’u zgjedhur si: e bardhë, e gjelbër dhe e kaltër.
Evoque do të dal në treg gjatë muajit qershor dhe do të shitet me çmim rreth 45 mijë euro.