Shërbimi ushtarak serb kapë arsenal të madh armësh në jug të Serbisë, shkonin në Maqedoni
Agjencia serbe e Sigurisë Ushtarake ka konfiskuar një sasi të madhe të armëve në jug të Serbisë, ku në mënyrë të paligjshme po transportoheshin për në Maqedoni.
Lajme
Mediat serbe janë kujdesur që ta “gjejnë adresën” e këtyre armëve, duke thënë se ato ishin të destinuara për partitë shqiptare, zyrtarët e të cilave kanë marrë pjesë në konfliktin e armatosur në Maqedoni dhe në luftën e Kosovës, shkruan ‘Blic’.
Sipas këtyre burimeve javën e kaluar u konfiskuan mijëra pushkë, mitraloz dhe granata dore të cilat janë kapur nga shërbimi informativ i ushtrisë serbe në afërsi të Presheves dhe Bujanocit, transmeton lajmi.net.
Po ashtu nga ky aksion është arrestuar një qytetar i huaj dhe dy shqiptarë të Serbisë.
“Ky është një produkt i madh i armëve që kishte për qëllim të qartë të përdorej nëse do të shpërthente një konflikt në Maqedoni ose vetëm për të shkaktuar incidente”, thotë burimi i gazetës.
Shërbimi informativ i ushtrisë serbe është vënë re teksa po e intensifikon lëvizjen e shqiptarëve në zonat e Preshevës dhe Bujanocit për në Maqedoni.
“Këto lëvizje janë të ngjashme me shqiptarët nga Kosova, kryesisht me ata të cilët njihen si ish-pjesëtarë të UÇK-së”, përfundon ky burim./Lajmi.net/