Një trend i ri në seks që duhet ndaluar
Kur flitet për seksin e sigurt, zakonisht këtu bëhet fjalë për prezervativin.
Lifestyle
Kjo për shkak se prezervativët janë provuar si mjeti më efektiv për të parandaluar sëmundjet seksualisht të transmetueshme.
Sigurisht edhe shtatzëninë.
Por një studim i publikuar së fundmi thotë se një trend i ri seksual po njeh rritje.
Ai njihet me emrin “vjedhurazi”.
Kjo ndodh kur meshkujt që mbajnë prezervativ, e heqin atë në mënyrë sekrete gjatë seksit, pa miratimin e partneres.
Studiuesja Alexandra Brodsky, thotë se gjithmonë e më shumë femra po kërkojnë ndihmë pasi kanë rënë viktimë e këtij trendi.
Në disa vende, aplikimi i këtij trendi mund t’ju dërgojë edhe në burg.
Në Zvicër një person u dënua me burg pasi e kishte hequr prezervativin vjedhurazi gjatë seksit me partneren. /Lajmi.net/