Srna tregon pse e refuzoi Barcelonën

Legjenda e Kroacisë, Darijo Srna, ka hedhur poshtë mundësinë për t’u transferuar në Camp Nou, te Barcelona.

Sport

01/05/2017 16:18

35 vjeçari që ka nënshkruar sot kontratë të re me skuadrën ukrainase, ka thënë se më parë do të dëshironte të fitonte një titull në Ukrainë me Shakhtarin, sesa një titull të Evropës me Barcelonën.

Srna ishte dëshirë e Barcelonës për afatin e janarit, ku skuadra e Enrique kishte probleme të mëdha në krahun e djathtë.

“Unë jam shumë i lumtur”, deklaroi Srna pas nënshkrimit të kontratës së re me Shakhtarin.

“Dua ta përfundojë karrierën këtu, dhe kur presidenti më ofroi një kontratë të re, vetëm e falënderova”, ka shtuar ai.

“Pajtohem me kontratën e ofruar, ju keni dëgjuar për historinë me Barcelonën, megjithatë, siç thash, zemra ime është këtu, jam i lumtur në Shakhtar”, ka përfunduar ai./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy