Demolli: FSK në pritje të vendimit politik për transformim
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli ka thënë se FSK është në pritje të vendimit politik për tu transferuar në ushtri.
Lajme
Ai ka thënë se MFSK së bashku më partneret po punon në hartimin e strategjisë të integrimin në FSK të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë.
Demolli në konferencën “FSK dhe Partnerët”, ka thënë se kanë bashkëpunuar vazhdimisht më përfaqësuese të NATO-së për procesin e transformimit të FSK-së.
“MFSK së bashku me partneret strategjik që një kohë po punon në hartimin e strategjisë të integrimin në FSK të pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë. Ne po vazhdojmë të punojmë në analizimin e kapaciteteve të së ardhmes dhe ndonëse jemi në pritje të vendimit politik, pra aprovimit të amendamenteve kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës lidhur me procesin e transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur, ne në vazhdimësi së bashku me ekipin këshillues të NATO-së kemi punuar në mënyrën më transparente të mundshme në planifikimin dhe përgatitjen e tërësishme për fillimin dhe zhvillimin e këtij procesi tejet të rëndësishëm për vendin tonë, njëhërit dhe njëri prej prioriteteve të Qeverisë së Kosovës”, tha ai.
Kurse, komoandati i FSK-së, Rrahman Rama tha se gjatë kësaj periudhe si forcë kanë shënuar arritje të mëdha, bazuar në standardet e NATO-s.
“I kemi hartuar planet e veprimet kurdo që merret vendimi politik për transformimin e FSK-së, ne jemi të gatshëm. Askush s’do të bëjë diçka pa koordinim me partnerët tanë. Synim dhe qëllim është që të jemi pjesë e NATO-s. Qëllimi kryesor është që të ndrisim profesionalisht forcën tonë dhe të jemi kontribuues të sigurisë”, tha ai./ Lajmi.net/