Roboti që ndërton shtëpi për dy ditë (Video)

Pas 6,000 viteve të ndërtimit të tullave, ndoshta tani është koha për përmirësim. 

Auto & Tek

15/04/2017 08:43

Kjo shtëpi u ndërtua për dy ditë nga një robot mobil ndërtimi, transmeton lajmi.net

Ndërtimi i shtëpive nga ky robot bëhet shpejt dhe lirë. Ky robot i vendos bllokat, gjithçka pastaj vendoset që të lejohet hapësira për antena, apo kabllo.

Roboti përdor një sistem laserik. Dritaret dhe dyert vendosen të fundit. Roboti quhet “Hadrian X” dhe është i pari i llojit të vet. I rregullon 1,000 tulla për një orë, dhe mund të ndërtojë 24 orë në ditë. /Lajmi.net/