Ronaldo: Kur Vidal e humbi penalltinë …
Cristiano Ronaldo e vlerëson fitoren ndaj Bajernit të Mynihut si shumë të rëndësishme në Champions League.

Sport
Cristiano Ronaldo ka deklaruar se e dinte shumë mirë që skuadra e tij do të reagonte pozitivisht pas humbjes së penalltisë nga Arturo Vidal.
Ylli I Madritit e vlerëson fitoren ndaj Bajernit të Mynihut si shumë të rëndësishme në Champions League.
“E dija që do të ishte një ndeshje e fortë dhe këtë e dëshmoi Bajerni që e filloi takimin shumë mirë.
Por, pasi humbën penalltinë, e dija që ata do të tërhiqen dhe ne do të reagojmë. Shënova dy gola dhe jam shumë i lumtur sepse e ndihmova Realin për të fituar.
Është një fitore e madhe dhe shpresoj që të fitojmë edhe në Bernabeu për të festuar kualifikimin tutje”,- u shpreh Ronaldo.