Sanchez – Barcelona, lajm i madh nga “Mundo Deportivo” (FOTO)
"Mundo Deportivo" ka publikuar një lajm interesant për sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez.
Sport
Barcelona nuk do të përfitojë asgjë në rast të shitjes së sulmuesit Alexis Sanchez nga Arsenal.
“Mundo Deportivo” raporton se në kontratën e kilianit me “Gunners” nuk është i përfshirë asnjë opsion që klubi katalan të përfitojë një përqindje nga shitja e tij e ardhshme, përcjell “lajmi.net”.
Sanchez kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane pas spekulimeve se dëshiron të largohet nga Emirates Stadium, gjatë afatit kalimtar të verës. /Lajmi.net/
