Ky Rolls-Royce Wraith unik ka më shumë se 800 yje (Foto)
Përkundër elegancës që ofron në modelet standarde të Rolls-Royce, ka raste kur ky i fundit ndërton vetura shumë unike të cilat shkojnë përtej imagjinatës sonë.
Auto & Tek
Rolls-Royce Bespoke Design në bashkëpunim me artistin nga Emiratet e bashkuara Arabe, Mohammed Kazem, ka shpenzuar më shumë se 90 orë për të projektuar këtë model unik, transmeton Express. Mohammed si i pasionuar pas koordinatave, ai ka inkorporuar koordinatat e njerëzve të cilët punuan në këtë model. Po ashtu, në dyert e veturës gjenden pllakat me koordinatat e fabrikës së Rolls-Royce në Goodwood.
Koka juaj do të ndriçohet nga 800 yje të cilat janë vendosur në tavanin e veturës.
Kjo veturë do të ekspozohet në Rolls-Royce Dubai nga data 27 Prill deri me 25 Maj 2017.