Ajeti-Mihajlovic, tani vjen një lajm i papritur
Arlind Ajeti është kthyer protagonist me Kombëtaren shqiptare dhe tani pritet që të jetë i tillë edhe me skuadrën e Torinos.

Sport
Mbrojtësi kuqezi, nuk ka arritur të shprehet në nivelet më të larta me klubin e tij, ndryshe nga sa ka treguar në përfaqësuese. Ndaj deri në fund të sezonit duhet të tregojë këto vlera edhe para serbit Mihajloviç, përndryshe duhet të përgatitë valixhet për të gjetur një sistemim të ri.
Torino gjendet në pozita të qeta në klasifikimin e Serisë A, pa pretendime për zonën e Europës dhe as nuk rrezikon kurrsesi mbijetesën në elitën e futbollit italian. Presidenti Urbano Kairo do të vazhdojë t’i besojë trajnerit Mihajloviç dhe i ka lënë dorë të lirë këtij të fundit që këto javë t’i shfrytëzojë për të ndërtuar ekipin e sezonit të ardhshëm.
Sipas mediave italiane, Mihajloviç po mendon që në këto ndeshje të testojë lojtarët për të cilët ka dyshime të mëdha nëse duhet t’i mbajë apo jo.
Një prej tyre sigurisht është edhe Ajeti, ndaj mbrojtësi shqiptarë pritet të ketë hapësira në këto 9 ndeshje të mbetura në tentativën për të siguruar një vend te Torino për sezonin e ardhshëm të cilin ky klub do ta fillojë me objektiva më ambiciozë.
Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy