Vizitë e papritur te Fadil Vokrri (FOTO)

Presidenti i FFK-së, z. Fadil Vokrri me nismën e zëvendësministrit të Arsimit, z. Usmen Ballxhi, priti nxënësit e komunitetit boshnjak të shkollës së mesme profesionale “Ruzhdi Berisha” nga Dragashi, të cilëve u printe drejtori i shkollës z. Shukri Nebihu.

Sport

30/03/2017 23:29

Presidenti Vokrri i njohu mysafirët për rrjedhat e futbollit të Kosovës, për sfidat dhe sakrificat nëpër të cilat ka kaluar që nga pavarësimi si dhe tash pas pranimit në UEFA dhe FIFA.

Presidenti Fadil Vokrri tha se FFK-ja gjithmonë është e hapur për të gjitha komunitetet dhe se këndejmi ka edhe klube të futbollit të komunitetit boshnjak, turk e serb në kuadër të Ligave të Kosovës.

Po ashtu FFK-ja i jep rëndësi edhe aktivitetit të sportit shkollor në veçanti zhvillimit të futbollit prej nga lindin edhe talentet e rinj. Zv.ministri Ballaxhi falënderojë presidentin Vokrri për këtë pritje duke shprehur gatishmërinë edhe të ministrisë së arsimit që të ndihmojë zhvillimin e futbollit të Kosovës.

Ndërkaq, në emër të shkollës së mesme profesionale “Ruzhdi Berisha” dhe të nxënësve u falënderua drejtori Shukri Nebihu, i cili e njohu mikpritësin për aktivitetin sportiv në këtë shkollë. Në fund presidenti Vokrri i ftoi një grup të këtyre nxënësve që të jenë të pranishëm në ndeshjen Kosova-Turqia që do të zhvillohet në Shkodër më 11 qershor.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy