Putin humb nervat- “Lexoni buzët e mia, përgjigja është- JO”

Presidenti rus Vladimir Putin, ka ritheksuar se nuk ka të bëjë asgjë më fushatën zgjedhore në SHBA.

Bota

30/03/2017 17:10

Ai ka përdorur një fjali të ish-presidentit amerikan Ronald Regan, i cili gjatë një debati për tatim kishtë thënë, “Lexoni buzët e mija: JO!”, e kështu është shprehur edhe Putin kur u pyet nga gazetarët se a kishte gisht Rusia në zgjedhjet amerikane.

Presidenti rus gjithashtu tha se Moska dëshiron të ndërtojë marrëdhënie partneriteti me Uashingtonin dhe se çdo gjë tjetër është një gënjeshtër, transmeton lajmi.net.

“Opinioni publik në Shtetet e Bashkuara tregon se ka shumë miq të Rusisë. Unë dua të them këtë: ne e kuptojmë dhe i trajtojmë Shtetet e Bashkuara si fuqi e madhe me të cilën ne duam të zhvillojmë çdo marrëdhënie partneriteti”, tha Putin.

Çdo gjë tjetër, shtoi ai, është një gënjeshtër, trillim dhe provokim në lidhje me Rusinë, shkruan TASS.

“Gënjeshtra, lajme false dhe provokime, kur është fjala për Rusinë, përdorën për luftën e brendshme politike në Amerikë”, tha Putin. /Lajmi.net/