Serbia në pritje, Rusia ende nuk ka vendosur t’ia dërgoj avionët ushtarak
Pas bisedimeve me presidentin rus, Vladimir Putin në Moskë, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se është çështje kohe kur gjashtë avionët MiG 29 do të mbërrijnë në Serbi.
Lajme
“Unë pres që së shpejti Putin të nënshkruaj një urdhër për gjashtë avionët MiG 29 që të transferohen në Serbi”, ka thënë Vuçiq, transmeton lajmi.net.
Vuçiq ishte i i kënaqur që personalisht pati mundësinë të dëgjoj nga Putin se ai ka miratuar të gjitha në fushën e bashkëpunimit ushtarako-teknik, siç është rënë dakord më parë me zyrtarët kompetentë rus.
Ky bashkëpunim do t’i sjell Serbisë 30 automjete të blinduara, 30 tanke T-32 dhe gjashtë MiG 29.
Kryeministri serb i bëri të ditur Putinit se janë duke pritur ardhjen e kompanive të reja ruse.
Të dy bashkë kanë diskutuar edhe për Ballkanin Perëndimor për Maqedoninë, Malin e Zi, Bosnje Hercegovinën mirëpo mediat serbe nuk përmendin se në këtë takim të jetë diskutuar edhe për Kosovën./Lajmi.net/