Koci: Sot 19 vjet, Haradinajt na kanë zbardhë fytyrën
Avokati Arianit Koci, me një fotografi së bashku me ish komandantin e UÇK-së Ramush Haradianj, ka kujtuar 24 marsin e vitit 1998.
Lajme
Ai ka thënë, se sot 19 vjet, në Gllogjan, me guximin dhe trimërinë e juaj, në krye me Ramush Haradinajn, i keni thyer forcat fashiste të armikut, transmeton lajmi.net.
Lexo statusin e plotë të Arianit Kocit:
“Trima të Kosovës,
Sot 19 vjet, në Gllogjan, me guximin dhe trimërinë e juaj, në krye me Ramush Haradinajn, i keni thyer forcat fashiste të armikut. Na keni zbardhur fytyrën dhe na keni kthyer dinjitetin.
Jeni shkrirë për nderin e atdheut, dhe vazhdoni të sakrifikoheni.
Prandaj, e keni dhe do ta keni respektin tonë – përjetësisht!
Me këtë rast, nuk mundemi pa e shprehur falēndërimin e përjetshëm për SHBA, UE, Naton, dhe miqtë tjerë, të cilët 1 vit më vonë, përfunduan procesin e çlirimit të Kosovës – proces që e filluan Jasharajt, Haradinajt e shumë të tjerë”, shkruan ai. /Lajmi.net/