Vuçiq: Prishtina dhe Bosnja po luajnë me stabilitetin në rajon
Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë, se është i gatshëm të sakrifikojë në çdo mënyrë politike për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon.
Lajme
Sipas tij, këto elemente janë të rëndësishme për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes, por paralajmëroi se këto mund të dëmtohen nga qëndrimi i papërgjegjshëm ndaj veprimeve të Prishtinës dhe Bosnjës karshi Serbisë, transmeton lajmi.net.
Mirëpo, siç shkruan Tanjug, Vuçiq ka thënë, se Serbia është e gatshme të përballojë çfarë do lloj sulmi, por nuk është naive të heshtë. /Lajmi.net/