Natasha Jeremiq: Nuk e pranoj kërkimfaljen e Vuçiqit
Natasha Jeremiq, bashkëshortja e kandidatit presidencial në Serbi, Vuk Jeremiq, tha sot se nuk e pranon kërkimfaljen e kryeministrit dhe kandidatit presidencial, Aleksandar Vuçiq, pasi një bashkëpunëtor i tij i afërt e ka akuzuar zonjën Jeremiq se “e udhëheq tregun e gjithmbarshëm të narkotikëve në Serbi”.
Lajme
Gjatë konferencës së sotme për shtyp në Beograd, ajo ishte dukshëm e shqetësuar dhe pothuajse gjithë kohën ajo ka folur duke qajtur, raporton agjencia Beta.
Zonja Jeremiq tha se në deklaratën e nënshkruar nga funksionari i Partisë Progresive Serbe, Milenko Jovanov, ka dorë Aleksandar Vuçiq.
Ajo theksoi se ende nuk është konsultuar me avokatët e saj, por nëse vendos për ndonjë padi, atëherë ajo do të bëhet kundër kryeministrit Vuçiq.
Natasha Jeremiq tha se kurrë në jetë nuk ka pasur kurrfarë lidhjeje me narkotikë.