Drejtori i FBI-së: Do të hetohen lidhjet e Trumpit me Rusinë
Drejtori i FBI-së, James Comey të hënën ka konfirmuar se agjencia është duke hetuar ndërhyrjet ruse në zgjedhjet e SHBA-së në vitin 2016.
Bota
Ai madje ka theksuar se do të hetohen edhe lidhjes e mundshme gjatë fushatës së Presidentit Trump dhe Moskës, transmeton lajmi.net
Comey ka thënë se ky hetim përfshin natyrën e ndonjë lidhje të individëve që u morrën me fushatën e Trumpit, me shtetin e Rusisë.
Pasi hetimet po vazhdojnë ai ka thënë se janë duke vëzhguar në detaje gjithë situatën. /Lajmi.net/