Gjuha shqipe fshihet në tabelat e rrugëve në Maqedoni (Foto)
Autorët duket se janë mbështetës të partisë VMRO-DPMNE, pasi në disa tabela është shkruar emri i kësaj partie.

Lajme
Kriza politike në Maqedoni ka sjellë edhe tensione etnike, që prej prezantimit të plaformës shqiptare.
Në shenje proteste disa tabela dhe shenja të komunikacionit janë vandalizuar nëpër rrugët e Maqedonisë. Mediat në Maqedoni kanë publikuar disa foto ku shihet se si është fshirë emri ku është shkruar në gjuhen shqipe.
Autorët duket se janë mbështetës të partisë VMRO-DPMNE, pasi në disa tabela është shkruar emri i kësaj partie, shkruan agjencia INA.
Pas publikimit të lajmeve në media, Ministria e Brendshme ka nisur hetimet.