Kjo ishte “çmenduria” e Ramosit kur Mourinho “poshtëroi” Ozilin (FOTO)

Ozil ka qenë temë e medieve sportive sot ku ka zbuluar një zënkë të tij me Jose Mourinhon, sa ishin pjesë e Real Madridit.

Sport

02/03/2017 21:07

Në sezonin 2012-2013, kur Ozil ishte pjesë e Real Madridit, gjatë ndeshjes me Deportivo La Coruna ishte zëvendësuar në pjesën e parë, pas paraqitjes së dobët që kishte në këtë pjesë.

E gjithë situata kishte eskaluar në zhveshtore, kur Mourinho kishte kritikuar ashpër reprezentuesin gjerman, duke e quajtur një frikacak, për ta zëvendësuar pastaj me Kaka.

Mbështetje në atë ndeshje Ozilit i kishte dhënë Sergio Ramos, që kishte veshur fanellën e Ozilit nën fanellën e tij, për t’ia dedikuar golin nëse do të arrinte të shënonte në pjesën e dytë./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6