Gjiganti i Premierligës transferon Mahrezin
Jurgen Klopp ka identifikuar transferimin e parë te Liverpoolit për afatin kalimtar veror.

Sport
Mediet në Britani kanë raportuar sot për interesimin e Liverpoolit për anësorin Riyad Mahrez.
Liverpooli mund t’i ofrojë një shumë të majme Leicesterit për Mahrez, i cili një edicion më parë ishte më meritorët për suksesin e skuadrës që drejtohej nga Claudio Ranieri.
Duke parë situatën e Leicesterit këtë edicion, dhe Mahrez do të preferonte një kalim në ‘Anfield Road’./Lajmi.net/