Bosch: Mos ikni në mënyrë ilegale
Ish-ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Robert Bosch, të gjitha vendet e Ballkanit janë të listuara si vende të sigurta dhe qytetarët që mësynë vendet evropiane në mënyrë ilegale, trajtohen me procedura të shpejta të këthimit.

Lajme
Bosch në një ligjëratë para studentëve të AAB-së, lidhur me temën “Imigrimi i paligjshëm, rregullat e migrimit të ligjshëm dhe domethënia e lirisë së lëvizjes me viza”, porositi qytetarët e Kosovës, që të mos tentoni të ikni në mënyrë ilegale, pasi që sipas tij nuk ia vlen dhe është diçka që do të iu dëmtojë.
Bosch: Mos tentoni të ikni në mënyrë ilegale, nuk ia vlen
“Mos tentoni të ikni në mënyrë ilegale, nuk ia vlen dhe është diçka që do të iu dëmtojë ,por ajo që po tentojmë të bëjmë nëpërmjet këtij projekti është të provojmë, të shohim se nuk është gjithçka mirë në Evropë, ju mendoni së mund të merrni rroga të larta atje por gjithçka është më e shtrenjtë, për shembull unë kam qenë para dy jave në Cyrih, gjithçka atje ishte ekstremisht e shtrenjtë, në atë qytet të bukur, unë nuk doja të rrija aty”, tha ai.
Po ashtu, ai tha se Kosova tashmë është një vend i sigurt dhe asnjë vend nuk mund të jap azil sepse Kosova është një vend i sigurt.
Bosch: Kosova është një vend i sigurt
“Të gjitha vendet e Ballkanit të paktën tashmë janë të listuara si vende të sigurta dhe vend i sigurt nënkupton që nëse vjen do të trajtohesh në bazë të një procedure më të shpejtë, nëse kërkon azil dhe ata do të tregojnë se t’i nuk mund të qëndrosh sepse vendi ytë është i sigurt dhe duhet të largohesh. Kjo më shumë varet edhe nga shteti, por në shumicën e shteteve nuk do të mund të bëni asgjë”, tha ai.
Bosch tha se shumë njerëz tentojnë të shkojnë në Evropë duke menduar se mund të kenë një jetë më të mirë, por që ai theksoi se kjo nuk do të ndodhë.
Bosch: Njerëzit kanë shitur shtëpitë për te shkuar në Evropë
“Shumë njerëz kanë ikur është sepse bazuar në atë që tha Minstri Hyseni dje numri i tyre është 70 mijë dhe ka thashetheme se ka edhe më shumë për të cilët ne nuk dimë. Shumë njerëz specifikisht nga Gjilani kanë shitur shtëpitë e tyre duke menduar se nëse shkojnë në Evropë, në Bashkim Evropian do të fitojnë shumë para dhe nuk të kenë nevojë për diçka tjetër dhe të gjithë po presin për neve, kjo nuk është çështja, njerëzit nuk janë duke pritur”, tha ai.
Ndërsa, sa i përket liberalizimit të vizave, ai tha se duhet të kuptohet se liberalizimi i vizave është diçka e mirë, por as atje nuk mund të rrini më shumë se 90 ditë, prandaj edhe këtu duhet të ekzistojë shpresa për të gjetur punë.