Vezë të pjekura në furrë (Foto)
Përbërësit:
Lifestyle
100 ml ajkë
e thartë (shmant, pavllakë, salcë kosi)
1 vezë
Pak majdanoz
50 gr djath kaçkavall
në rende
1 lugë e vogël prezle
(thërrime buke)
1 lugë e vogël margarinë
Përgatitja:
- Në një enë të vogël zjarr-rezistuese, lyejmë me pak margarinë dhe qesim ajkën e thartë.
- Mbi të thyejmë vezën (nëse përdorni sasi më të madhe, ena le të jetë më e gjerë, dhe vezët thyhen sa më larg njëra tjetrës, duke mos u shpërndarë).
- Pastaj qesim magdanoz të freskët të grirë, kaçkavall të grirë në rende si dhe pak prezle.
- Përsipër gjithashtu qesim dhe pak katrorë margarinë nëpër sipërfaqe.
- Pjekim në 220 gradë për 10-12 minuta ose derisa e bardha e vezës të piqet mjaftueshëm kurse e verdha të mbetet paksa e butë.
- Servojmë me bukë të thekur, ose sipas dëshirës. /Kuzhinashqiptare/