“Herët apo vonë të gjithë do të marrin atë që meritojnë” (FOTO)
Jo të gjithë ndjenjë zemërim për shkarkimin e Claudio Ranierit.
Sport
Trajneri italian u shkarkua dy ditë më parë nga posti i trajnerit te Leicester Cityt, një sezon pasi bëri historinë me këtë skuadër, të cilën e bëri kampion te Premierligës.
Shkarkimit të Ranierit i është gëzuar portieri Doni, që me italianin ka punuar te skuadra e Romës, ku nuk kanë pasur aspak raporte të mira.
“Herët apo vonë të gjithë do të marrin atë që meritojnë”, ka deklaruar Doni, duke folur për shkarkimin e Ranierit, përcjell lajmi.net.
“Gënjeshtra mund të fshihet vetëm për pak kohë, e vërteta gjithmonë do të zbulohet”, ka shtuar ish portieri brazilian.