Dyshohet për vjedhje, i gjinden 22 kg hashash në shtëpi
Policia shkon në shtëpi për të marrë djalin të dyshuar për një vjedhje, por gjejnë edhe 22 kg kanabis sativa.
Lajme
Sipas burimeve zyrtare lënda narkotike është gjetur në shtëpinë e Gëzim Plepit, 51 vjeç në Arrameras të Fushë Krujës. Ndërkohë djali i tij E. Plepi, 26 vjeç është shpallur në kërkim.
Ky i fundit dyshohet se gjatë natës ka vjedhur banesën e XH. S. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre, në tavan u gjet edhe sasia e drogës. Ndaj babë e bir rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve./TCH