Një tërmet godet Turqinë Perëndimore, i treti brenda 2 ditëve
Një tërmet me magnitudë 5,2 ballësh sipas shkallës Rihter, tronditi provincën perëndimore të Çanakalasë sot herët në mëngjes, bëri të ditur Drejtoria për Katastrofat dhe Menaxhimin e Emergjencave (AFAD).
Bota
Ende nuk ka raporte për dëme pasi tërmeti nën detin Egje goditi provincën bregdetare, në thellësi prej 6,6 kilometrash.
Ky është tërmeti i tretë që ka goditur Çanakalanë gjatë dy ditëve të kaluara.
Sipas mediave lokale, të paktën katër persona u plagosën të hënën kur dy tërmete prej 5,3 ballë goditën Çanakalanë./atsh/