Daçiq thotë se ekziston marrëveshje që forcat e armatosura të mos shkojnë në veri

Forcat e armatosura dhe forcat e sigurisë nuk mund të vijnë në veri të Kosovës, ka thënë ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, duke shtuar se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdon.

Lajme

19/01/2017 13:52

I pyetur se çfarë marrëveshje gojore është arritur në lidhje me angazhimin e forcave speciale ROSU në veri të Kosovës dhe çfarë peshe në fakt kanë marrëveshjet gojore në praktikën ndërkombëtare, Daçiq është përgjigjur me nervozizëm, duke thënë se “është pyetje palidhje kjo”, transmeton lajmi.net.

“Nëse veç me pyesni se a është marrëveshje gojore apo jo, a është me vulë apo pa të, në pallomë apo karton, pak ka rëndësi. Kur bisedojnë kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme nënkupton se kanë kapacitet të mjaftueshëm për marrëveshje”, ka thënë Daçiq. /Lajmi.net/