Agjenti i Dybalas mbërrin në qytetin e njohur, pritet nënshkrimi i kontratës (FOTO)
Lajmet e fundit që vijnë nga Italia, konfirmojnë të ardhmen e Paulo Dybalas.
Sport
“Calciomercato” shkruan që agjenti i Dybalas, Pierpaolo Triulzi, sot ka mbërritur në Torino.
Sipas këtyre informacioneve, ai ka lënë takim me drejtuesit e Juventusit për rinovimin e kontratës së argjentinasit, përcjellë “lajmi.net”.
Dybala pritet të rinovojë deri më 2021 dhe do të ketë një ngritje të pagës.
Ai do të fitojë 5 milionë euro në sezon, ndërsa në vitin e fundit të kontratës do të marrë 7 milionë euro. /Lajmi.net/