Lamtumirë Man Utd, transferohet në Milan (FOTO)

Milan kërkon një përforcim nga Manchester United.

Merkato

07/01/2017 08:59

Milan ka zhvendosur interesimin nga mesfushori i Evertonit, Gerard Deulofeu tek Memphis Depay nga Manchester United.

E përditshmja sportive italiane “Tuttosport” shkruan se “Rossonerët” kërkojnë Depayn pas refuzimit të Evertonit për shitjen e ish futbollistit të Barcelonës.

Jose Mourinho ka konfirmuar se Depay do të largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të janarit, përcjell “lajmi.net”.

Ai u transferua tek “Red Devils” nga PSV Eindhoven për 30 milionë euro në qershor të vitit 2015.

Por, ai ka bërë vetëm një paraqitje për ekipin e Mourinhos gjatë këtij sezoni, dhe mund të përfundojë në Milan. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6