Edhe një ndarje në shoubiz! Ja çifti i njohur që u nda (Foto)
Viti 2016 do të kujtohet si një nga vitet me të këqija për shumë emra të njohur të skenës, si për atë vendor, ashtu edhe për atë ndërkombëtar.
ShowBiz
Në këtë vit ndodhen shumë ndarje, vdekje e aksidente të cilat do mbesin gjatë në memorien e VIP-ve, shkruan lajmi.net
E një nga ndarjet që po bën bujë është ajo e Nicki Minaj dhe Meek Mill.
Pas shumë thashethemeve, është vet Minaj ajo e cila ka konfirmuar ndarjen dhe këtë e ka bërë me anë të “Twitter”.
Gjithashtu Nicki u shpreh se është e fokusuar në punën e saj, dhe ju uron të gjithëve Gëzuar Vitin e Ri!
“Për ta konfirmuar, po jam beqare. Do fokusohem te puna dhe do mundohem që së shpejti të publikoj diçka për ju. Paçi një vit të ri të bekuar. Ju dua.” janë fjalët e saj./Lajmi.net/