Aksidentohen dy vetura në magjistralen Podujevë-Prishtinë (Foto)

Dy vetura janë përplasur në magjistralen Podujevë-Prishtinë, në dalje të qytetit.

Lajme

05/01/2017 17:22

Një lexues i lajmi.net ka dërguar fotografi të aksidentit, por që nuk ka pasur të lënduar.

Sot janë raportuar shumë aksidente për shkak të reshjeve të borës.

Shumica e rrugëve janë të qarkullueshme, por me vështirësi, ndërsa rruga e kombit, autostrada Ibrahim Rugova, raportohet se është e pa qarkullueshme, vetëm më zinxhir./Lajmi.net/