Futbollisti i njohur mposht kancerin, i kthehet topit (FOTO)
Marco Russ është kthyer në stërvitje me ekipin e Eintracht Frankfurt pasi ka mposhtur kancerin.
Sport
Marco Russ ka shënuar fitoren më të rëndësishme në jetën e tij.
Ai është kthyer në stërvitje me ekipin e Eintracht Frankfurt pasi ka mposhtur kancerin.
Russ e zbuloi sëmundjen pas një kontrolli rutinë antidoping duke u detyruar të braktiste skuadrën për disa muaj, përcjell “lajmi.net”.
Gjithsesi, trajneri Nico Kovac ka bërë me dije se do të duhet pak kohë përpara se mbrojtësi të zbresë që nga minuta e parë në fushën e lojës.
Russ ka thënë se do t’i ndihmojë ekipit në kohën kur do të jetë në formën ideale. /Lajmi.net/