KQZ certifikon sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot për të shqyrtuar dhe miratuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 7 qershor. Sipas njoftimit të zëdhënësit të KQZ-së, shpallja e rezultateve finale është pika kryesore e rendit të ditës në mbledhjen e sotme. Pas përfundimit të saj, institucioni pritet…

Lajme

27/06/2026 08:18

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot për të shqyrtuar dhe miratuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 7 qershor.

Sipas njoftimit të zëdhënësit të KQZ-së, shpallja e rezultateve finale është pika kryesore e rendit të ditës në mbledhjen e sotme. Pas përfundimit të saj, institucioni pritet të publikojë zyrtarisht rezultatet përfundimtare të procesit zgjedhor, transmeton lajmi.net.

Bazuar në rezultatet e procesuara deri më tani në platformën e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje prin me 47.13 për qind të votave. Pas saj renditen Partia Demokratike e Kosovës me 19.44 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës me 16.69 për qind dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 6.74 për qind të votave./lajmi.net/