Prishtinasit e ‘Vreshtave’ kërkojnë shporta për mbeturina
Banorët që jetojnë në Rrugën ‘Xhavit Ahmeti’ në lagjen ‘Vreshtat’ në Prishtinë kanë një kërkesë për Komunën. Po kërkojnë shporta për mbeturina.
Lajme
Përball shkollës Xhavit Ahmeti ne rrugën më po të njëjtin emër ka mungese te shportave të mbeturinave. Kështu e kanë nisur kërkesën e tyre për Komunën e Prishtinës, banorët që jetojnë në atë rrugë.
“Për shkak te mungesës se shportave, nxënësit janë shume te papërgjegjshëm dhe hedhin mbeturinat përgjatë rrugës deri ne atë shkolle. Banoret, mundohen t’i pastrojnë këto mbeturina por në baza ditore përsëriten këto veprime”, thuhet në kërkesë që është adresuar nëpërmjet Platformës digjitale, shkruan lajmi.net.
Po ashtu, ata ia kanë kujtuar Komunës që, kërkesë të njëjtë kemi bërë edhe gjatë takimeve që kanë pasur udhëheqësit e Komunës me banorë të po kësaj lagje. “Por, deri me tani nuk është ndërmarr asnjë veprim. Kostoja për vendosjen e këtyre shportave në shtylla te KEK-ut është shume i vogël por efekti i madh do të jete ku shpresoj qe kjo kërkese do të shkojë tek personat përgjegjës për implementim”, përfundon kërkesa, e cila është e ilustruar edhe me disa fotografi që tregojnë vendin e rrugës. /Lajmi.net/