Lamtumirë Barcelona, transferohet në Galatasaray (FOTO)
Aleix Vidal është pranë largimit nga Barcelona
Sport
Aleix Vidal është afër zyrtarizimit të largimit nga Barcelona.
Mbrojtësi i krahut nuk e ka gjetur veten në “Camp Nou” dhe do të largohet nga klubi gjatë këtij afati kalimtar të janarit.
Sipas medieve spanjolle, ai do të nënshkruajë me Galatasarayn, përcjell “lajmi.net”.
Vidal po ashtu është i bindur nga projekti i klubit turk.
Andaj, palët mund të arrijnë marrëveshje brenda kësaj jave. /Lajmi.net/