ZYRTARE: Juventus transferon përforcimin e parë të janarit (FOTO)
Tomas Rincon është futbollist i ri i Juventusit.
Merkato
Juventus ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Tomas Rincon nga rivali i Serie A, Genoa.
Reprezentuesi i Venezuelës ka nënshkruar kontratë me “Bianconerët” deri më 30 qershor të vitit 2020.
Juventus ka njoftuar se për blerjen e tij do të paguajë 8 milionë euro në tri këste, përcjell “lajmi.net”.
Vlera mund të rritet për 1 milionë euro varësisht nga arritja e disa bonuseve. /Lajmi.net/