Lekaj ia kthen Mustafës: I dhëmb kur ia kritikon “shokët” e tij në Serbi
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Isa Mustafa i cili tha se ai dhe Marko Gjuriq shërbehen me gjuhë rrugaçësh.
Lajme
“Isa Mustafa, me gjuhën e tij, se vetëm ajo i ka mbet, po shihet që s’është i fuqishëm për të bërë asgjë për Kosovën, të vetmen “armë” e ka Facebook-un personal që e ka kthyer në portal zyrtarë të kryeministrisë prej ku ofendon kë do që ia thotë të vërtetën, s’ka si të jetë më keq e me rëndë për Kosovën”, thotë Lekaj, transmeton lajmi.net.
Sipas tij, Isa Mustafa, që është kthyer në një dry të izolimit të vendit, i dhëmb fortë kur ia kritikon qasjen ndaj “shokëve” të tij andej kufirit.
“Me heqjen e këtij dryni, Kosovës i japim lirinë, mundësinë, vendin dhe vendimmarrjen për të ua kthejmë njerëzve të thjeshtë”, ka shkruar në fund Lekaj. /Lajmi.net/